Tabaku: Promovon pandershmërinë, fal nga taksat një pakicë oligarkësh

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se taksa e vendosur nga mazhoranca për profesionet e lira është e pandershme.

Një ditë pas protestës përpara Gjykatës Kushtetuese nga profesionistët e lirë, deputetja e PD, e cila ka dërguar në emër të Grupit Parlamentar padinë në Gjykatën Kushtetuese për taksimin e profesionistëve të lirë, ka reaguar në rrjetet sociale mbi pandershmërinë e këtij taksimi.

Tabaku shkruan se një profesionist i lirë do të taksohet deri në 50% të të ardhurave të tij, ndërkohë që bizneset e oligarkisë, të cilat kanë përfituar hotele me 5 yje, nuk paguajnë taksa.

“Në 18 qershor, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e dërguar nga Grupi Parlamentar i PD dhe së paku katër grupe të tjera interesi për taksimin e profesionistëve të lirë. Një taksim i pandershëm që vendoset në xhepat e 30 mijë profesionistëve të lirë. Ndërsa një biznes i madh taksohet me 15%, një profesionist i lirë, që ka shpenzuar vite për t’u rritur profesionalisht dhe për të ofruar një shërbim, taksohet me letra deri në 23%, por në realitet taksimi i tij shkon nga 30% deri në 50%.

Një hotel me 5 yje në mes të Tiranës, apo një resort që ndërtohet në jug/veri, paguan taksa të reduktuara, ndërsa shërbimet që ofron i ka me 5% TVSH. Një profesionist i lirë, që punon çdo ditë për të siguruar një kontratë pune, do t’i duhet të paguajë deri në 50% taksa,” shkruan Tabaku.

“Sistemi i pandershëm dhe i korruptuar fiskal, që ka vendosur qeveria socialiste, promovon pandershmërinë, ndërsa fal nga taksat një pakicë oligarkike që ka monopolizuar tregun dhe takson deri në 50% çdo sipërmarrës të lirë në fushën e profesioneve të lira. Në 18 qershor, duhet të jemi duke pritur së bashku një vendim që duhet të na rikthejë në binarët e kushtetutës”, përfundon Tabaku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me fëmijë në Durrës, ndalohet shoferi 57-vjeçar

Një aksident tragjik është shënuar mesditën e sotme në...

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...