Balliu: Ka ardhur koha për veprim, policë bashkohuni me qytetarët

Më datë:

Klevis Balliu, shef i organizimit të PD-së, nga protesta para bashkisë së Tiranës, tha se kjo parti është më e fortë se kurrë, më e bashkuar se kurrë.

Balliu tha se sot ata fshihen si minj, ndërsa i drejtoi një thirrje Policisë së Shtetit që të bashkohen me qytetarët.

“Nëse jeni në shërbim të shtetit dilni dhe bashkohuni me qytetarët kundër Edi Ramës, Erion Veliajt, nëse jeni në shërbim të partisë, rrini aty ku jeni.

Një herë në dy javë dalin takimet e Edi Ramës me njerëzit e krimit. Këta nuk janë qeveri, janë një bandë hajdutësh.

Koha ka ardhur për të vepruar dhe për ti larguar, ata të cilët flasin kur digjet goma dhe e quajnë dhunë, por kur shembin shtëpitë e qytetarëve që Erion Veliaj të bëjë dy pallate, çfarë quhet?”, tha Balliu.

Duke iu drejtuar Policisë së Shtetit, ai tha se sikur ajo të shkonte në Shkodër apo në Krujë sikundër rrethon protestuesit e opozitës, njerëzit e krimit dhe bandat nuk do të vidhnin zgjedhjet.

Balliu tha se kjo mazhorancë ka frikë edhe nga emri i Sali Berishës, as emrin nuk ia përmendin dot.

“Policë hapini rrugën qytetarëve, ata duhet ti kthejnë Bashkinë qytetit”, tha Balliu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me fëmijë në Durrës, ndalohet shoferi 57-vjeçar

Një aksident tragjik është shënuar mesditën e sotme në...

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...