Basha: Fitorja e PPE, garanci për vijimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi sot Partinë Popullore Evropiane, simotër e PD, për fitoren në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” kryedemokrati është shprehur se, fitorja e PPE është një garanci për vazhdimin e procesit integrues së Shqipërisë dhe rajonit në BE.

Basha gjithashtu përshëndeti miqtë dhe kolegët e PPE-së për rezultatin, që sipas kreut të PD përfaqëson një ngadhënjim të vlerave mbi të cilat BE u themelua.

“Qytetarët evropianë zgjodhën sërish PPE-në si forcën më të madhe qeverisëse në Evropë. Një fitore e vlerave dhe ideve themeluese mbi të cilat u ndërtua Unioni. Këto vlera do të na udhëheqin të gjithëve për 5 vitet e ardhshme”, theksoi Basha.

“Një PPE e fortë është një spirancë stabiliteti në kohë sfiduese për Evropën dhe një garanci për vazhdimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit. Urimet më të mira miqve dhe kolegëve tanë të PPE-së dhe Presidentit Weber për rezultatin e shkëlqyer”, nënvizoi Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...