Autobusi përplaset me bordurën, plagoset pasagjeri në autostradën Durrës-Tiranë

Më datë:

Shoferi i një autobusi u përplas me bordurën anësore të betonit orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:33, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve.

Nga ngjarja, sipas policisë, mbeti i plagosur një pasagjer.

“Rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit.

Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thotë policia e Tiranës në një njoftim për mediat

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...