Qeveria e Maqedonisë së Veriut propozon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në mbarë vendin

Më datë:

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në një konferencë për media pas seancës qeveritare, ka deklaruar se qeveria e udhëhequr nga ai ka vendosur të propozojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në mbarë territorin e vendit, me qëllim për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri (Covid-19).

“Kjo është një situatë e jashtëzakonshme dhe serioze, prandaj nevojiten edhe masa të jashtëzakonshme. Në seancën e sotme vendosëm të propozojmë gjendje të jashtëzakonshme në mbarë territorin e Maqedonisë së Veriut”, tha Spasovski.

Kjo masë, tha Spasovski, do të shpallet për herë të parë në historinë e pavarësisë së vendit.

Procesi për të hyrë në fuqi gjendja e jashtëzakonshme në mbarë territorin e vendit, siç shpjegoi Spasovski, propozimi do të paraqitet në Kuvend, i cili në rast se dështon të thirret, atëherë vendimi i takon presidentit të vendit.

Sot paradite, Ministria e Shëndetësisë e vendit konfirmoi 4 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 35.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...

Policia godet rrjetin e shantazhit, një i mitur në pranga

I morën para një shtetaseje, që të mos i...

Berisha mbledh grupin parlamentar të PD-së: Çdo minutë për protestën!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur këtë...

Sulm me armë në Turqi, plagoset rëndë vëllai i ish-ministrit turk

Biznesmeni Aydin Çavusoglu, vëllai i ish-ministrit të Jashtëm turk...