13.5 C
Tirana

Presidenti i Republikës takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Më datë:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, anëtarë të Komitetit për Demokraci dhe Siguri. Parlamentarët vlerësuan rolin që Shqipëria luan në NATO, si edhe kontributin e saj në mbrojtje të parimeve dhe vlerave të Aleancës.

Kreu i Shtetit rikonfirmoi qëndrimin se Shqipëria është tërësisht e përkushtuar për të vijuar me angazhimet e saj në NATO dhe për të forcuar mbrojtjen kolektive.

Takimi u zhvillua më pas në formën e një bashkëbisedimi, gjatë të cilit Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me situatën në rajon, mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, si edhe nevojën e gjetjes së zgjidhjeve nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv.

“Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj si faktor paqeje, stabiliteti dhe eksportuese e sigurisë”, garantoi Kreu i Shtetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...