“Mandati i Xhaçkës”, Bardhi: Zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i kërkoi sot Konferencës së Kryetarëve që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Bardhi theksoi se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën vepër penale.

“Në shkelje të Kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Keni nxjerr justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese, është praktikë e njohur, por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni.

Doni ta ktheni edhe një here tek Këshilli i Mandateve ku vendimet e këtij Këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit në Kushtetuese”, tha Bardhi.

Ndërkohë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pohoi se të hënën do të mblidhet Këshilli i Mandateve për këtë çështje për të vijuar procedurën.

“Procedura thotë se çështjet do duhet të vijnë në Kuvend, por ju kërkoni ta zvarrisni”, replikoi Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...