Makina fluturuese europiane i shitet Kinës

Më datë:

Makina fluturuese AirCar e prodhuar në Slloveni dhe e testuar me sukses, i është shitur një kompanie kineze.

Teknologjia e përdorur për këtë automjet fluturues tashmë është blerë nga firma teknologjike Hebei Jianxin, që aktivitetin e saj e ka të fokusuar te makinat fluturuese.

Automjet AirCar ka një motor BMW që funksionon me karburant normal. Ky mjet fluturoi për 35 minuta në vitin 2021 midis dy aeroporteve në Slloveni.

Pak më shumë se 2 minuta u deshën që nga një automjet që lëvizte në rrugë të shndërrohej në një avion.

Kompania kineze që bleu të drejtat ekskluzive për prodhimin dhe përdorimin e AirCar, do ta përdorë këtë mjet brenda një zone të përcaktuar. Kjo kompani ka ndërtuar aeroportin e saj.

Nuk është bërë e ditur shuma e parave sa është shitur AirCar.

Kompani të ndryshme kineze po testojnë makina fluturuese apo transportin komercial të qytetarëve përmes mjeteve fluturuese.

Muajin e kaluar, firma kineze Autoflight testoi fluturimin e një droni që transportonte pasagjerë midis dy qyteteve në Kinë që udhëtimi normal me automjet zgjat 3 orë.

Droni i pasagjerëve e realizoi për 20 minuta, edhe pse pa pasagjerë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...