14.5 C
Tirana

Nga tërheqja e blloqeve tek marrja e shërbimeve, si duhet të veprojnë bizneset pas mbylljes së sporteleve të Tatimeve

Më datë:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se prej datës 17 mars, e deri në një njoftim të dytë, shërbimet e Administratës Tatimore nuk do të ofrohen në sportelet dhe zyrat e Shërbimit për Tatimpaguesit për shkak të masave të sigurisë për mos përhapjen e koronavirusit.

Bizneset kanë shprehur shqetësimin se për vazhdimësinë e aktivitetit të tyre do duhet të marrin blloqe faturash. Tatimet kanë sqaruar se subjektet, që kërkojnë të pajisen me bllokun e faturave tatimore do të mund ta tërheqin atë nga data 17 mars pranë zyrave rajonale të administratës tatimore, me të njëjtën procedure si edhe më parë .

Alketa Çabej përfaqësuese e Drejtorisë Ligjore dhe Teknike në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve sqaroi për “Monitor” se pavarësisht masave që janë marë për luftën ndaj koronavirusit, administrata tatimore do të ketë punonjës të saj që do u shërbejnë nevojave të bizneseve për blloqe të faturave tatimore.

“Edhe pse shumë prej shërbimeve në organet tatimore mund të bëhen dhe sugjerohet që të bëhen online përmes platformave dixhitale e-Albania apo edhe e-filing, sërish për marrjen fizike të blloqeve tatimore të njohura nga gjithë biznesi, si blloqet e faturave të TVSH-së, do të ketë punonjës së administratës tatimore që do të shërbejnë për plotësimin e kërkesave të këtij lloji.

Bizneset në periudha të zakonshme gjithmonë mbajnë rezervë blloqe TVSH-je, megjithatë për shkak të gjendjes së pazakontë të gjithë ata që do të duan të vazhdojnë të tërheqin fizikisht blloqet e faturave tatimore, mund të realizojnë këtë me paraqitjen fizike të tyre apo përfaqësuesve të tyre tek zyrat e drejtorive rajonanale tatimore, siç ka ndodhur më parë ”, u shpreh Çabej.

Për ofrimin e shërbimeve, si tërheqja e vërtetimeve, administrate tatimore njoftoi se ato do të kryhen vetëm përmes platformës elekronike e-Albania. Për shërbime të tjera gjithashtu, biznesi mund të përdorë llogarinë e deklarimit elektronik e-filing./Monitor

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konferenca e Kryetarëve, debate për mbylljen e seancës së shkuar në Parlament

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për shqyrtimin e...

Rama: Kemi forcuar mbështetjen sociale për njerëzit që nuk shikojnë

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka forcuar ndjeshëm sistemin...

Shqipëria pjesë e turneut “Unity EURO Cup” në mbështetje të refugjatëve përmes futbollit

Federata Shqiptare e Futbollit është pjesë e turneut europian...

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...