7.5 C
Tirana

Presidenti Zelenski mbërrin në aeroportin e Rinasit, pritet nga Hasani dhe Spiropali

Më datë:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski ka mbërritur në Shqipëri.

Avioni i presidentit ukrainas, u ul në aeroportin e Rinasit në orën 23:00 të mbrëmjes së kësaj të marte.

Zelenski u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Presidenti Zelenski viziton për herë të parë Tiranën ku do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën.

“Nder i madh të presësh Presidentin Zelenskyy në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, deklaron Hasani në një postim në rrjetin X.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...