8.5 C
Tirana

Threads teston dy opsionet “më të kërkuara” nga përdoruesit

Më datë:

Meta ka njoftuar se ka nisur të testojë dy opsionet “më të kërkuara” për Threads: postimet rezervë dhe kamerën.

Shefi i Instagram-it, Adam Mosseri tha se dy opsionet janë të disponueshme për një numër të vogël njerëzish.

Përdoruesit që mund të eksperimentojnë me postimet rezervë mund të ruajnë vetëm një prej tyre.

Pasi shkruani postimin mjafton ta rrëshqisni poshtë për ta ruajtur.

Aplikacioni shfaq edhe një ikonë të re në shiritin e poshtëm kur keni një postim që ende nuk e keni publikuar.

Veç kësaj, do mund të postoni foto pa qenë nevoja t’i shkrepni më parë nga kamera e celularit.

Kjo lehtëson postimin e tyre, por nuk dihet nëse do të ketë opsione bazike për të rregulluar imazhin siç është prerja e tij.

Threads ka më shumë se 130 milionë përdorues dhe po përpiqet t’u përshtatet kërkesave të tyre.

Pak javë më parë, kompania prezantoi “temat trend” dhe “cross posting”, mundësinë për të postuar nga Facebook në Threads dhe anasjelltas.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balluku: 230 mijë shërbime të transportit rrugor për qytetarët në Fier

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Komisioni i Jashtëm kalon propozimin: Ermal Dredha ambasador në Zvicër

 Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...

“Shqipëria, progres të pashembullt”/ Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Tirana i ka përmbushur ambiciet

Bashkimi Evropian publikon sot vlerësimet e tij për vendet kandidate, mes...

Berisha nxjerr të vërtetën mbi financimet e LaCivita: “Iu ngel mashtrimi në dorë”

Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë nga...