14.5 C
Tirana

Mashtroi bankat, Donald Trump apelon vendimin

Më datë:

Donald Trump ka apeluar vendimin e  jë gjykate në Nju Jork ku ish-presidentit amerikan i kërkohej të paguante një gjobë rreth 355 milionë Dollarësh për shkak të skemës shumëvjecare të mashtrimit të bankave dhe të tjera institucioneve nëpërmjet deklaratave  financiare që frynë artificialisht pasurinë e tij.

Përvec gjobës në vendimin e 16 Shkurtit gjykatësi Arthur Engoron e ndaloi gjithashtu Trumpin të drejtojë ndonjë biznes në Nju Jork për një afat kohor 3-vjeçar.

Gjoba do të vazhdojë të rritet me të paktën 112,000 Dollarë në ditë nëse nuk paguhet në kohë. Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ka deklaruar se nëse Trump nuk paguan, ajo do të kërkojë të sekuestrojë disa nga asetet e tij. Procesi i apelimit mund të zgjasë një vit ose më shumë.

Vendimi I gjykatës së Nju Jorkut ishte një tjetër goditje ligjore ndaj ish-presidentit që rrezikon perandorinë e tij të pasurive të paluajtshme.

Me apelimin e këtij vendimi nga kandidati presidencial republikan do të thotë se një tjetër çështje ligjore e tij do të zvarritet më tej teksa ai përgatitet për një ripërballje me presidentin demokrat Joe Biden.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...