3.5 C
Tirana

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë: Ushtria Çlirimtare më rrëmbeu dhe keqtrajtoi.

Më datë:

Dëshmitari i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i 47-ti në radhë, ka nisur dëshminë në Dhomat e Specializuara në procesin ndaj ish krerëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar Sarah Clanton, në përmbledhjen për dëshmitarin e prezantoi atë si banor të Prizrenit që është ndaluar e keqtrajtuar prej pjesëtarëve të UÇK-së.

“Dëshmitari me numër 02749 ka qenë banor i Prizrenit. Në qershor 1999 është rrëmbyer dhe rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së.

Është dërguar në një ndërtesë të përdorur nga UÇK-ja ku është marrë në pyetje dhe është rrahur më pas.

Gjatë ndalimit ai i ka vërejtur edhe personat e tjerë të ndaluar dhe është liruar nga një ushtar UÇK-së”, tha prokurorja Clanton.

Dëshmia e tij pritet të jetë kryesisht e mbyllur, shkaku që dëshmitari është dëshmitar i mbrojtur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...