Çuçi: Tërhoqa ligjin për Amnistinë Penale në respekt të traditës

Më datë:

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi deklaroi jashtë ambienteve të Kuvendit se u tërhoq projektligji për Amnistinë Penale, në respekt të traditës për ta votuar me konsensus.

Sipas tij, është një ligj gjithëpërfshirës dhe pa ndasi politike.

Si i tillë, theksoi Çuçi kërkon rakordim me të gjithë deputetët në Kuvend.

“Siç e dini në emër të grupit parlamentar e tërhoqa ligjin për Amnistinë në respekt të traditës së deritanishme që të miratohet me konsensus.

Sepse përfituesit janë qoftë të majtë apo të djathtë, janë njerëz të thjeshtë që duhet të  përfitojnë.

Qëndrimin e Lulzim Bashës e keni dëgjuar dje, kështu që s’kam çfarë them.

Ne i kemi solide votat, ka dhe të tjerë brenda Parlamentit që e votojnë Amnistinë dhe ne jemi të duruar për të respektuar traditën.

Të shohim se çfarë do ndodhë në ditët në vijim. Sot e tërhoqëm në respekt të traditës për ta votuar me konsensus.”

Ai hodhi poshtë çdo pretendim se mazhoranca nuk i ka 84 votat e nevojshme për ta miratuar.

84 vota jnë gjithmonë në Parlament”, deklaroi Çuçi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për gazetarët e BE-së: Protesta në Zvërnec, investitorëve u është kërkuar dialog

https://www.youtube.com/live/oJaGZD4YD1k?si=y3HKx1xccnEHTNIx Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me...

“Sterilizimi”, Beqaj mbron veten në gjykatë: nuk kam vjedhur asgjë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e...

Rasti i Eglant Koçit, zhvillime të reja: policia shpall në kërkim një person

Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar...

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...