19.5 C
Tirana

BE ndërmjetëson për dinarin serb

Më datë:

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel po ndërmjetëson një zgjidhje për situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë pas ndalimit të përdorimit të dinarit serb.

Lajmi u konfirmua nga presidenti serb Vuçiç pas bisedës telefonike me Brukselin.

Vuçiç tha se është në pritje të ftesës që të shkojë në Bruksel, por ai nuk e di për çfarë do të diskutojnë, sepse Kurti nuk dëshiron që të flasë për bashkësinë e komunave serbe.

“Ne presim një ftesë që të shkojmë në Bruksel, por nuk dimë për çfarë të flasim, sepse Kurti nuk dëshiron qe të flasë për bashkësinë e komunave serbe ndaj dhe po mban te ndaluar dinarin. Duhet qe të gjendet nje zgjidhje në ditët në vijim, sepse serbët në Kosovë duhet të marrin pagat e tyre”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka përsëritur qëndrimin se nuk mund ta përmbushë kërkesën e Brukselit për pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, gjë për të cilën ishte rënë dakord në Ohër.

Duke komentuar kërkesat për hetim ndërkombëtar për zgjedhjet e 17 dhjetorit, Vuçiç tha se autoritet kompetent në këtë vend është Republika e Serbisë, si shtet i pavarur dhe sovran.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...