12.5 C
Tirana

Albana Vokshi: Vendi jonë është në rrezik, po shitet si plaçkë lufte

Më datë:

Deputetja Albana Vokshi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama ndërsa iu drejtua protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e konsideruar atë si një tradhtar që shet çdo ditë tokën dhe detin e Shqipërisë.

“Duhet të ishim më parë këtu në këtë shesh. Kemi kaluar dy vite të vështira, përpara një sulmi frontal për të shkatërruar opozitën. Përdorën të gjitha format, para, presione, kërcënime, pengje, lobime brenda dhe jashtë, por nuk ia dolën. Ja ku jemi këtu. Jemi më të fortë. U bëmë bashkë duke kapërcyer mllefet. Është një rrugë pa kthim, për ta hequr këtë mallkim që na ndjek dhe përndjek dhe që e ka emrin Edi Rama.

Një thirrje kam për shqiptarët, ngrihuni, protestoni jo për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë tonë të përbashkët. Shqipëria jonë është në rrezik. Shqipëria po shitet si plaçkë lufte për interesa të një njeriu që është Edi Rama. Edi Rama nuk është kundërshtari ynë politik, por një tradhtar.

Në çdo takim që bën shet një copë tokë, shet një copë det. Në çdo karrige që ulet ka premtuar diçka për të shitur. Në asnjë tryezë nuk ulet si kryeministri dinjitoz i një vendi sovran por si një matrapaz”, tha midis të tjerash Vokshi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...