20.5 C
Tirana

Afrovita Dhimojani: Edi Rama, Himarën e ke humbur, s’e mban dot peng

Më datë:

Kryetarja e degës së PD në Himarë, Afrovita Dhimojani, ka mbajtur fjalën e saj sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë.

Ajo u ndal pikërisht te arrestimi i Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i Himarës, arrestim të cilën e cilëson të padrejtë.

Gjatë fjalës së saj, ajo iu drejtuar kryeministrit Edi Rama duke thënë se ‘Himarën e ka humbur’ dhe se nuk e mban dot ‘peng’.

“Ky regjim na mohon të drejtën e votës, pronës, fjalës, pluralizmit politik, duke asgjësuar opozitën me arrestimin e Berishës, kryeartin e bashkisë Himarë Belerin, Malltezin dhe shumë qytetarë të tjerë duke përdorur drejtësinë  e re.

Himara po mbahet peng në një proces të padrejtë ligjor. Beleri vazhdon të mbahet në paraburgim më shumë se 9 muaj.

Ne jemi këtu për t’i thënë Ramës që Himarën e ka humbur dhe nuk e përçan dot”, u shpreh Dhimojani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...