Mosha e Duhur kur Duhet të Nisë Matja e Kolesterolit

Më datë:

Kolesteroli i lartë është një faktor kyç në cënimin e shëndetit të zemrës.

Ai është një substancë e ngjashme me dyllin që prodhohet nga mëlçia dhe është i rëndësishëm për disa hormone në organizëm.

Kolesteroli është i nevojshëm për lëkurën dhe parandalon tharjen e saj.

Kjo substancë ngjitëse përthith toksinat dhe i nxjerr ato jashtë.

Kolesteroli ndahet në dy kategori: ai i lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL) që është i keq dhe ai i lipoproteinës me dendësi të lartë që është i mirë.

Kolesteroli LDL përmban më shumë yndyrë se proteinë dhe transporton acidet yndyrore në gjak.

Kolesteroli HDL luan rol në transportimin e hormoneve dhe përpunimin e toksinave nga mëlçia.

Kur ushqimet përpunohen ato dëmtohen nga radikalet e lira dhe oksidohen.

Kolesteroli kështu bëhet më i ngjitshëm dhe mbetet në shtresat e brendshme të enëve të gjakut duket shkaktuar inflamacion.

 

Matja e Kolesterolit Duhet Të Nisë Që Në Të 20-tat

Analizat që shërbejnë për matjen e kolesterolit duhen bërë shpesh dhe nuk njohin kufi moshe, sepse sipas ekspertëve, të rinjtë nuk janë imunë ndaj tij, sidomos në këto kohë kur ushqyerja e pashëndetshme është një trend mbizotërues.

Një raport i publikuar në the Guardian sugjeron se matja e kolesterolit duhet të nisë që në moshën 25 vjecvcare.

Për arritjen e këtij konkluzioni, ekspertët kanë analizuar të dhënat e rreth 400,000 njerëzve në Evropë, Australi dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas studimit, grupmoshat nën 45 vjeç janë më të prirur të vuajnë nga sëmundjet e zemrës të nxitura nga kolesteroli kur të arrijnë moshën e tretë por jo domosdoshmërisht deri atëherë.

Ekspertët thonë se gratë nën moshën 45 vjeç që vuajnë nga kolesteroli i lartë, janë 4 herë më të prirura të pësojnë një atak në zemër.

E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt.

Rreziku i atakut në zemër rritet ndjeshëm me nga 14 deri në 24% kur njerëzit të arrijnë moshën 75 vjeç.

Këto gjetje nënvizojnë rëndësinë e kryerjes së analizave jo vetëm në të tridhjetat por edhe në të njëzetat për të penguar shfaqjen e sëmundjeve të rrezikshme të zemrës në një kohë më të vonë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...