13.5 C
Tirana

Fermerët spanjollë i bashkohen valës së protestave evropiane

Më datë:

Fermerët në Spanjë u janë bashkuar homologëve të tyre evropianë për nisje të protestave mbarëkombëtare.

Ata janë duke kërkuar më shumë fleksibilitet prej Bashkimit Evropian, kontrolle më të ashpra për prodhimet jashtë vendeve të BE-së, dhe më shumë ndihmë prej qeverive.

Në disa rajone spanjolle, ata i kanë bllokuar dyert dhe i kanë bllokuar motoristët.

Një protestë e madhe në qendër të Madridit është planifikuar më vonë gjatë këtij muaji.

Të martën, fermerët kanë dalë nëpër rrugë me traktorë dhe mjete tjera bujqësore, dhe duke mbajtur flamuj spanjollë nëpër duar.

“Çmimet, kur është fjala për prodhim të miellit dhe elbit janë shumë të mëdha”, ka thënë Esteban, i cili është identifikuar vetëm me mbiemër.

“Duhet të paguajmë për pleh, pesticide, naftë – na mbytën këto”.

Gjendja e vështirë e fermerëve spanjollë është komplikuar edhe më shumë për shkak të thatësisë në atë rajon.

Spanja është prodhuesja më e madhe e vajit të ullirit në botë, mirëpo çmimet janë rritur shumë, për shkak të prodhimit të vogël.

Të martën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë së dëshiron të kthejë mbrapsht një plan për të zvogëluar përdorimin e pesticideve, duke e përshkruar si “simbol të përçarjes”.

Kryeministri belg Alexander De Croo, e ka mirëpritur njoftimin, duke thënë se është “kyçe që fermerët të ndjekin ritmin e një bujqësie më të qëndrueshme në të ardhmen”, duke i përmendur synimet për mbrojtje të natyrës./REL

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...