Shpërthim në fabrikën e fishekzjarreve në Indi, 8 të vdekur dhe 80 të plagosur

Më datë:

Të paktën tetë persona u vranë dhe 80 u plagosën në një shpërthim masiv në një fabrikë fishekzjarresh në Indi, sipas autoriteteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhjetëra autoambulanca për të transportuar të plagosurit në spital.

Rreth 15 zjarrfikëse u mobilizuan për të shuar zjarrin, i cili ende nuk ishte nën kontroll mesditën e sotme, tha Kailas Sand Part, një zyrtar në zonë që po koordinon operacionet e shpëtimit në fabrikë.

Në këtë fabrikë punojnë rreth 200 deri në 300 persona, por nuk dihet se sa persona kanë qenë në fabrikë kur ka ndodhur shpërthimi. Shpërthimet ndodhin shpesh në fabrikat e fishekzjarreve në Indi.

Në vitin 2019, të paktën 18 njerëz u vranë në një shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në Batala në shtetin Punjab dhe 10 të tjerë vdiqën të njëjtin vit në Badohi në shtetin Uttar Pradesh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...