Japonia dhe Italia synojnë të bashkëpunojnë për çështjet globale

Më datë:

Kryeministri japonez, Fumio Kishida dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, synojnë të bashkëpunojnë për çështjet globale, duke përfshirë Lindjen e Mesme dhe Ukrainën.

Kryeministri japonez diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe globale gjatë takimit me homologen e tij italiane, e cila vizitoi kryeqytetin Tokio.

Sipas deklaratës për takimin, të Kishida dhe Meloni ranë dakord që Japonia dhe Italia do të bashkëpunojnë për çështjet globale, duke përfshirë Lindjen e Mesme, çarmatimin bërthamor dhe Ukrainën.

Kishida dhe Meloni deklaruan se janë të kënaqur me ecurinë e projektit të projektimit të avionëve luftarakë në vazhdim mes Italisë, Britanisë dhe Japonisë.

Nga ana tjetër, u njoftua se Kishida i dorëzoi Melonit për vitin 2024 presidencën e mandatit të G7, të cilën e mori në vitin 2023.

Duke folur më vonë për gazetarët, Kishida tha se Italia është një partner strategjik për Japoninë dhe se vendi i tij është i gatshëm të punojë me Italinë për paqen globale.

Kryeministri japonez theksoi se Italia është e vendosur që Samiti i G7 të vitit 2024 të mbahet në qershor të këtij viti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...