Zhupa: Edhe deputetët e papërjashtuar u ndaluan të hyjnë në seancë

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi sot në një dalje për mediet para Kryesisë së Kuvendit se së bashku me deputetet e tjera të papërjashtuara nga Kuvendi janë ndaluar të hyjnë si në seancën e djeshme parlamentare ashtu edhe në mbledhjen e sotme të komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore.

““Ne zonjat deputete, bashkë me kolegët jemi përballur me një situatë të paprecedentë, duhet të përballeshim me Gardën. Ne ishim të papërjashtuara dhe donim të hynim në seancën plenare për çështjet të zgjedhësve, por Garda e Republikës me urdhër të kryetares së Kuvendit, ka vepruar në mënyrë vandale”, tha Zhupa.

“E njëjta skenë u përsërit dhe sot, sepse mesa duket ky është një urdhër i marrë nga Nikolla. E kemi patur të pamundur të hyjmë në kryesi, sepse në fund të fundit kërkojmë të marrim pjesë si përfaqësues të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, po kërkojmë Komisionet Hetimore që kanë interes publik, kërkojmë të respektohet Kushtetuta”, tha Zhupa.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...