20.5 C
Tirana

Çfarë e Shkakton Mungesën e Vitaminës B12 dhe Si ta Zëvendësoni

Më datë:

Vitamina B12 është lëndë ushqyese e nevojshme për proceset që ndodhin në sistemin nervor qendror, për ADN-në dhe qelizat e kuqe të gjakut. Për shkak se trupi juaj nuk mund ta prodhojë vetë atë, ju duhet ta merrni nëpërmjet ushqimeve ose suplementeve në rast mungese.

Shkalla e mungesës së kësaj vitamine është shumë më e lartë në disa popullata specifike dhe mungesa mund të ketë një ndikim të madh në trup. Megjithatë, kjo mund të trajtohet ose të parandalohet plotësisht.

Çfarë e shkakton mungesën e vitaminës B12?

Tre shkaqet kryesore të mungesës së saj janë sëmundjet autoimmune, mos aftësia e trupit për t’a thithur në mënyrë efektive, për shkak të dëmtimit të zorrëve ose operacioneve, dhe marrja e pamjaftueshme e sasive ditore nga ushqimet.

Mungesa e saj mund të jetë më e zakonshme tek veganët dhe vegjetarianët. Gjithashtu, edhe përdorimi afatgjatë i disa medikamenteve është një faktor që mund të ndikojë.

Faktorët të tjerë rreziku mund të jenë:

  1. Mosha – Rreziku i mungesës së B12 rritet me moshën, ndaj më të rrezikuarit janë personat mbi 60 vjeç.
  2. Shtatëzania – Nevojat për B12 rriten gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
  3. Abuzimi me alkoolin ose substancat e ndaluara – Këta persona shpesh nuk ushqehen shëndetshëm dhe trupi nuk i përthith me efikasitet vlerat ushqyese.

Simptomat e mungesës së B12

Disa nga simptomat më të zakonshme janë të paqarta, kështu që mungesa mund të mbetet e pazbuluar në shumë njerëz. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të bëni analiza gjaku në mënyrë të rregullt, e sidomos nëse mendoni se mund të keni mungesa.

Simptomat më të zakonshme të mungesës së B12 janë:

  • Lodhja
  • Lëkura e zbehtë
  • Mungesa e frymëmarrjes kur angazhoheni në aktivitet fizik
  • Buzët e thata
  • Mungesa e B12 mund të shkaktojë gjithashtu simptoma më të rënda si:
  • Marramendje
  • Dëmtimi i kujtesës
  • Dhimbje koke
  • Vështirësi në ecje

Mungesa e B12 ndan simptomat me gjendje dhe sëmundje të tjera serioze, kështu që është e rëndësishme që të mos bëni vetë-diagnostikim dhe gjithmonë të drejtoheni tek një mjek për t’iu nënshtruar testimit të duhur.

Parandalimi

Edhe pse disa shkaqe mund të mos i parandaloni dot, shumica e njerëzve mund të ruajnë nivelet optimale duke ngrënë ushqime që përmbajnë vitaminë B12 ose duke marrë suplemente. Shumica e suplementeve vetëm me B12 përmbajnë 500-1000 mikrogramë për dozë. Ato përgjithësisht konsiderohen të sigurta, edhe në doza shumë të larta. Kjo për shkak se trupi nuk e ruan në sasi të tepërt dhe e nxjerr me urinën.

Burimet ushqimore të vitaminës B12

Nëse jeni të shqetësuar se nuk po merrni mjaftueshëm B12, provoni të rrisni konsumin e ushqimeve të mëposhtme:

  • Mëlçi viçi të ziera
  • Peshk si salmoni apo ai ton
  • Produktet e qumështit si kosi dhe djathi
  • Vezët
  • Konsumoni mishin e shpendëve si ai gjelit të detit

B12 është kryesisht i përqendruar në ushqimet shtazore, por mund të gjendet në disa ushqime me bazë bimore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...

Të shtëna me armë në Malishevë të Kosovës, dy vëllezërit ekzekutohen nga dhëndri i familjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Malishevë të...

Sejko: Banka e Shqipërisë, investim në ndërtimin e një ekosistemi të qëndrueshëm kërkimor

Banka e Shqipërisë organizoi sot workshop-in e 19-të të...