19.5 C
Tirana

E quajmë shpesh “dhimbja e flokëve”, por çfarë e shkakton?

Më datë:

Besoj të gjithë e keni provuar atë ndjesinë e çuditshme që ne e quajmë shpesh “dhimbja e flokëve”. Duke qenë se thonjtë dhe flokët nuk janë pjesë të ndjeshme të trupit, ky emërtim mendohet si “pjellë e imagjinatës”, por kjo është e gabuar.

Dhimbja nis në skalpin e kokës, që në rrënjë të flokëve. Sipas dermatologes Debra Jaliman, inflamacioni që vjen nga enët e gjakut në lëkurën e kokës ngacmon nervat në folikulat e flokëve dhe u shkakton dhimbje.

Ka shkaqe të ndryshme pas këtij inflamacioni:

Modelet me tendosje të theksuar të flokëve.

Dermatologët sugjerojnë që t’i kapni flokët jo më shumë se dy herë në javë dhe sigurisht të mos flini ashtu. Nëse i mbani shumë shpesh të lidhura fort, do keni pasoja në rënien e flokëve.

Produktet

Nëse përdorni shampo të thatë apo llak për flokët, do keni kruarje në skalp për shkak të baktereve. Kjo gjë shkakton inflamacion dhe dhimbje, kini kujdes.

Larja e shpeshtë e flokëve

Larja e shpeshtë e flokëve dëmton ekulibrin e pH te lëkura dhe kjo mund të shkaktojë dermatitin seborrheik, që është një gjendje inflamatore kronike. Dr. Jaliman sugjeron që të përdorni shampo për fëmijë, që përmban glicerinë.

Migrena

“Dhimbja e flokëve” është më e zakontë për ata që vuajnë nga migrena. Për njerëzit që kanë këtë problem, nuk duhet t’i mbajnë flokët e njomë gjatë, të kenë kujdes kur flenë që mos t’i shtrëngojnë flokët dhe po ashtu mos të përdorin shumë aksesorë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...