Tërmeti i fortë në Japoni dhe paralajmërimet për cunam

Më datë:

Pas një tërmeti të fortë me magnitudë 7.6 ballë që goditi rajonin qëndror të Japonisë, autoritetet kanë lëshuar paralajmërimi për një cunam të madh. Banorëve në zonën bregdetare Noto në prefekturën Ishikawa i është kërkuar që të evakuohen menjëherë.

Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime për cunami për prefekturat fqinje, Niigata dhe Toyama, duke theksuar se dallgët atje mund të arrijnë 3 metra. Televizioni publik i Japonisë shkroi “EVAKUOHUNI” me gërma kapitale, duke u bërë thirrje banorëve të largohen në vendet më të larta, pavarësisht motit dimëror.

Mediat lokale thonë se është hera e parë që lëshohet një paralajmërim i madh për cunami që nga tërmeti i vitit 2011 në Japoni.

Kyodo News raporton se Rreth 32,500 shtëpi në prefekturën Ishikawa kanë humbur energjinë. Zyrtarët kanë deklaruar se shumë shtëpi në pjesë të prefekturës janë shembur. Akoma nuk bëhet e ditur nëse ka dëme në njerëz si pasojë e tërmetit  të fuqishëm që goditi Japoninë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbrojtja e Veliajt ‘shpërthen’ ndaj gjykatës: Hapni provat, kafazin dhe kamerat!

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka reaguar...

Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

Siç mund ta shihni edhe në video, kryeministri Edi...

Shiste kokainë dhe kanabis në Dhërmi, arrestohet 36-vjeçari

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në...

ATHINË – Të shtëna me armë në zyrat e sigurimeve

Një incident me armë zjarri ndodhi sot në orën...