21.5 C
Tirana

Shpallja “non grata” nga SHBA, Berisha: Të paraqitet një dokument i vetëm

Më datë:

Kryetari i grupimit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk komentoi sot deklaratat e të ngarkuarit me punë të SHBA, David Wisner.

“Nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e të ngarkuarit me punë të SHBA, i cili shprehet se nuk komentoj deklaratat e një personi non-grata. Që këtu, mua nuk më takon të komentoj më tutje këtë problem”, tha Berisha.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/370750542153841

“Por ka një rrugë, e vetmja rrugë është të paraqitet një dokument i vetëm që të faktohet ajo për të cilën flitet në vendim dhe unë bëj zgjidhjen më të plotë të problemit. Kjo është përgjigja ime”, tha ai.

Berisha u shpreh se, qeveria britanike nuk mori pjesë në reformën e drejtësisë.

“Qeveria britanike dërgoi ekip me juristë të shkëlqyer. Erdhën, panë se çfarë ishte, kuptuan që ishte çdo gjë përveç reformës dhe u larguan pa marrë pjesë fare në proces”, u shpreh ai.

“I takova ata, erdhën në zyrën time, biseduam gjatë në atë kohë dhe në fund ata u larguan. Njerëz fisnike, e panë se nuk ishte punë reforme”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Osmani takohet me Presidentin e Bullgarisë në Riad, e cilëson si mik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Riad...

Zbulohet arsenal armësh në Tiranë, arrestohet një person

Policia e Shtetit bën me dije sot se është...

Bajraktari në krye të DPSHTRR-së, Balluku: Vazhdojmë modernizimin e transportit rrugor

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Lamallari e Ibrahimaj: Kodi i ri Penal do të mbrojë ekonominë reale dhe sipërmarrjen

 Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari dhe ministrja e Ekonomisë...