21.5 C
Tirana

Mister origjina e rrezes “Amaterasu”

Më datë:

Një rreze kozmike që goditi tokën 2 vjet me parë, ka mbërritur nga një origjinë misterioze. Sipas të gjitha analizave të kryera deri tani, ky është konkluzioni i astronomëve.

Në 27 Maj 2021 kjo rreze, me fuqi të paprecedentë, goditi Tokën, dhe u pagëzua me emrin “Amaterasu”, në nder të perëndëshës së Diellit në mitologjinë japoneze.

Sipas grupit kërkimor të Universitetit të Osakës, drejtimi nga mbërrinte është një zonë në galaktikën tonë Rruga e qumështit, që konsiderohet si Boshllëku Lokal, pasi nuk ka objekte mjaftueshëm energjike që ta kenë gjeneruar.

Autorët shpjegojnë se rrezet kozmike me fuqi të madhe janë ekstremisht të rralla, dhe deri më tani mendohet se janë të lidhura me disa prej fenomeneve më të fuqishme të universit, si vrimat e zeza apo rrezet gama.

Në rastin konkret, energjia e kësaj rrezeje që ra në tokë, ishte 244 milion tera elektronvolt, që e klasifikon si më të fortën të përllogaritur ndonjëherë.

Pas dy vitesh studim, kërkuesit shkencorë nuk arritën të zbulojnë origjinën e saj, dhe kërkimi u përmbyll, me pohimin, se ekzistojnë fenomene astronomike që mund të etiketohen plotësisht misterioze për ne.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...