12.5 C
Tirana

Një avion ushtarak i SHBA-së rrëzohet në oqean afër Japonisë

Më datë:

Një avion ushtarak i Shteteve të Bashkuara, me tetë persona në bord, u rrëzua në oqean afër ishullit japonez të Jakushimës, thanë rojet bregdetare të Japonisë më 29 nëntor.

Avioni i rrëzuar në perëndim të Japonisë ishte i llojit Osprey. Një zëdhënës i rojeve bregdetare tha se nuk ka detaje të tjera për incidentin, përfshirë edhe për njerëzit që ishin në bordin e këtij avioni.

Avioni u rrëzua rreth orës 02:47, sipas kohës lokale. Banorët lokalë kanë raportuar se motori i majtë i avionit ishte përfshirë nga zjarri teksa u rrëzua në oqean.

Ushtria amerikane ende nuk ka komentuar për këtë incident.

Rrëzimi i avionit amerikan vjen pasi një avion i po të njëjtit lloj ishte rrëzuar në veri të Australisë në gusht, duke vrarë tre anëtarë të ekuipazhit nga 23 sa ishin në bord.

Avioni Boeing MC-22B Osprey ishte rrëzuar në ishullin Melville, në Australi, gjatë një stërvitjeje ushtarake./REL

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Schieder: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipëria në BE brenda vitit 2029

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, deklaroi...

“Pas diellit të shkojë!”, Berisha thirrje opozitës: Zbarkojmë në shesh kundër Ramës

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se opozita do...

Protesta në Vlorë, tregtarët përballen me Spiropalin, ankohen për zhvendosjen e tregut.

Në ditën e pestë të protestës, tregtarët e Tregut...

Forumi i Dialogut: Ambasadorja franceze lavdëron hapat e Shqipërisë drejt BE-së

Po zhvillohet sot në Vlorë forumi i Dialogut me...