Shpërthen granata e dorës, 10 të plagosur

Më datë:

Të paktën 10 persona mbetën të plagosur orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, nga shpërthimi i një granate dore në Prizren të Kosovës.

Sipas të njëjtave burime, të plagosurit ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Sot më datë 22.11.2023. rreth orës 04:50, policia ka pranuar informatë për një rast plagosjeje te Tregu i Kafshëve në Prizren.

Nga informatat e para është kuptuar se 10 persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore. Të gjithë të lënduarit janë në emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu.

Në vendngjarje kanë dalë hetimet rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë”, tha Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit.

Paraprakisht mediat në Kosovë shkruajnë se autoritetet policore kanë identifikuar 3 persona si autorë të dyshuar dhe po punon për kapjen e tyte.

Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një mosmarrëveshje, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Zvërneci”/ Dita e 6-të e protestës, tubime në Tiranë dhe rrethe

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në...

Rama “sy m’sy” me banorët e Zvërnecit për projektin

Këtë të premte, 5 qershor, kryeministri Edi Rama zhvilloi...

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...