9.5 C
Tirana

Rama para takimit me liderët e 5 vendeve anëtare të NATO-s

Më datë:

Para nisjes së takimit të liderëve të 5 vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa Juglindore, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur të pranishmit me një fjalim të shkurtër.

Ai uroi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për Ditën e Alfabetit, e më tej tha se ky takim vjen në një moment të vështirë për të gjithë botën, me luftërat dhe krizat në disa shtete. Kreu i qeverisë theksoi nga Shkupi se e rëndësishme është që paqja në rajon të jetë e palëkundshme.

Së pari në gjuhën shqipe dëshiroj t’u uroj gjithë shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut Ditën e gëzuar të Alfabetit.

Nga ana tjetër më vjen mirë që sot mblidhemi këtu në një moment jo të lehtë për të gjithë, në një moment luftërash dhe krizash të rënda që kanë potencialin të rrezikojnë dhe rajonin tonë

. Në një moment kur këtu në rajon duhet të fokusohemi te mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur, për ta bërë këtë paqe përfundimtare”, tha Rama.

Rama ka takuar dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg si dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...