9.5 C
Tirana

FMN për Kosovën, marrëveshja Stand-By mbi 38 milionë euro

Më datë:

Kosova ka bërë përparim të dukshëm në zbatimin e reformave ekonomike.

Ky ka qenë konstatimi i fundit monetar ndërkombëtar pas rishikimit të marrëveshjeve të nënshkruara me qeverinë e Kosovës, atë të Stand-By (SBA) dhe Marrëveshjes së Resilience and Sustainability Facility (RSF).

Sipas FMN, objektivat fiskalë për qershorin dhe shtatorin 2023 u arritën në mënyrë komode dhe të gjitha standardet strukturore janë zbatuar. Ndërkohë rritja ka qenë e fortë pavarësisht situatës ekonomike globale.  Ndërsa inflacioni ka shënuar rënie. FMN është ndalur më tutje dhe tek buxheti i vitit 2024, të cilin e cilëson në përputhje me të gjitha objektivat dhe me kornizën fiskale.

Reformat e zbatuara gjatë kësaj periudhe, sipas fondit monetar, e kanë bërë sistemin tatimor në Kosovë më të drejtë dhe kanë rritur akoma më shumë transparencën fiskale. Marrëveshjet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, qeveria e Kosovës i nënshkroi në muajin prill 2023.

Nga ky program mbështetës Kosova përfitoi fillimisht 80 milion euro, ndërsa ka mundësi të marr dhe 80 milion të tjera të cilat do të përdoren si investime në sektor të ndryshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Gjykatës...

Debati për rrogat e magjistratëve, Berisha akuza Ramës: Je përgjegjës kryesor, përmbyse piramidën e pagave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës...

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...

Investimet strategjike, Bozdo: Dokumentet po mbahen të fshehta, në shkelje të ligjit

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh zëvendëskryetar i Komisionit Parlamentar...