19.5 C
Tirana

Osmani në Portugali takohet me homologun de Sousa

Më datë:

Në 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u prit sot në takim në Lisbonë nga homologu i saj portugez Marcelo Rebelo de Sousa.

Ajo në një postim të shkurtër në Facebook ka shkruar se “një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm”.

Ndryshe, Osmani sot ka udhëtuar në vizitë pune në Portugali. Gjatë qëndrimit në këtë shtet, ajo do të takohet edhe me kryeministrin, António Costa.

“Me ftesë të Web Summit, Presidentja Osmani e shoqëruar nga delegacioni i bizneseve kosovare në fushën e ICT-së, do të jetë folëse në këtë samit, i cili konsiderohet ngjarje kryesore e teknologjisë në botë”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të vizitës në Portugali, presidentja Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Pezullimi për një funksionar publik, legjitim për të mbrojtur hetimet

Kuvendi rrëzoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për interpelancë...

Peleshi: Çështja e pezullimit të Ballukut, në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk pranoi sot në...

Shehaj paralajmëron Ballën, ndërsa Balla kundërpërgjigjet me akuzë për pagesa ndaj Bashës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Begaj uron 113-vjetorin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Sot, 4 dhjetor, në ditën e themelimit të Forcave...