Basha, takime në PE: Diskutime për integrimin në BE dhe Kosovën

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njoftoi se pati një ditë intensive në Parlamentin Europian me diskutime për situatën në Shqipëri dhe rajon.

Basha u shpreh, në një postim në rrjetet sociale, se në biseda me eurodeputetë dhe drejtues të Parlamentit Europian u diskutua për domosdoshmërinë e procesit të integrimit të vendeve të rajonit në BE.

“Një vend të veçantë në takime zuri Kosova dhe procesi i dialogut me Serbinë. Vlerësova përkushtimin e PE dhe qasjen e tij ndaj Kosovës dhe zhvillimeve të fundit. Është shumë i rëndësishëm një hetim i shpejtë e i plotë i ngjarjeve në Banjskë për të nxjerrë para drejtësisë organizatorët dhe urdhëruesit e sulmit ndaj policisë”, u shpreh Basha.

Sipas tij, sot është më e rëndësishme se asnjëherë, që vendet anëtare të BE dhe NATO, të cilat ende s’e kanë njohur Kosovën, ta ndërmarrin një hap të tillë si interes për paqen dhe rajonin në Europë.

“Në diskutime dhe debate të veçanta në Parlamentin Europian u diskutua për sigurinë dhe të ardhmen e rajonit dhe Europës përballë kërcënimeve të sigurisë”, informoi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...