Guterres: Në emër të humanizmit ndaloni këtë luftë mizore!

Më datë:

Jam thellësisht i shqetësuar nga kjo situatë e tmershme me humbje dramatike të jetëve njerëzore në disa spitale në Gaza, shkroi në X sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

”Në emër të humanizmit, bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar”, shtoi ai.

Edhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare dhe koordinator për ndihmë emergjente, Martin Griffiths tha se është i tmerruar nga bastisja ushtarake në spitalin Al-Shifa në Gaza.

Griffiths në një postim në platformën e mediave sociale X lidhur me ushtarët izraelitë që bastisën spitalin Al-Shifa theksoi se mbrojtja e të porsalindurve, pacientëve, personelit mjekësor dhe të gjithë civilëve duhet të ketë përparësi mbi të gjitha shqetësimet e tjera.

“Jam i tmerruar nga lajmi për bastisje ushtarake në spitalin Al-Shifa. Spitalet nuk janë zona lufte”, tha ai.

Ushtria izraelite bastisi spitalin Al-Shifa, institucioni më i madh shëndetësor në rajon ku ndodhen mijëra pacientë dhe civilë të zhvendosur në Gaza.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dërgohen në gjyq 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për ndërtim të paligjshëm

Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet ndaj katër ish-zyrtarëve...

Zbardhen detaje të reja për masakrën në shkollën turke me 9 të vrarë

Zhvillime të reja kanë dalë në dritë lidhur me...

Berisha ngre alarmin për procesin e integrimit në BE, kërkon ndërhyrje nga ndërkombëtarët

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar akuza në...

Apeli konfirmon dënimin e rëndë për shqiptaren e akuzuar për krim brutal

Gjykata e Kasacionit në Itali ka lënë në fuqi...