Çfarë po ndodh me qeverinë britanike?

Më datë:

Ndryshime në qeverinë britanike. Kryeministri i Britanisë së Madhe është duke bërë një riorganizim të kabinetit të tij qeverisës.

Pas shkarkimit të Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, dy ministra të kabinetit qeveritar kanë dhënë dorëheqje.

Sky News raporton se tani ka dhënë dorëheqje ministri i Arsimit, Nick Gibb, e po ashtu ka kërkuar të largohet edhe ministri i Shëndetësisë, Neil O’Brien.

Në një postim në X, i njohur më parë si Twitter, Gibb shkroi: “Gjatë javëve të fundit kam diskutuar për marrjen e një roli diplomatik pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Për ta bërë këtë, i kam kërkuar kryeministrit nëse mund të largohem nga qeveria në riorganizim dhe ai ka rënë dakord”.

Gibb, i cili ka punuar për arsimin në qeveri për gati një dekadë, shtoi: “Ka qenë një privilegj të shërbeja si ministër. “Kam bërë fushatë për Rishi Sunak verën e kaluar dhe mbetem një mbështetës entuziast i udhëheqjes së kryeministrit.”.

Ministri i Shëndetësisë, O’Brien shkroi: “Ka qenë një privilegj të shërbeja në Ministrinë e Shëndetësisë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...