13.5 C
Tirana

Torta e Shtëpisë me Petë

Më datë:

Torta me peta dhe krem qumështi është e famshme në të gjithë botën dhe është një ndër ëmbëlsirat e mrekullueshme me shije të lehtë.

E njohur ndryshe me emrin Mille Feuile (Një Mijë Fletët), kjo ëmbëlsira është specialitet i vjetër i kuzhinës franceze, dhe madje kjo ëmbëlsirë thuhet se është e preferuara e perandorit të famshëm francez, Napoleon Bonapartit.

Kjo tortë ështue përgatitur prej dekadash edhe në pastiçeritë shqiptare apo nga amvisat vet në shtëpitë e tyre.

Nga të gjitha tortat që përgatiteshin për festa të ndryshme apo dhe ditëlindje, më e preferuara ka qenë ajo me peta.

Përveçse ka një shije perfekte dhe të freskët ajo përgatitet shumë lehtë

Përbërësit

  • 1 petë sfoliatë

Për kremin e pastiçerisë

  • 120 g miell 00
  • 200 g sheqer
  • 2 g kripë e imët
  • 10 të verdha vezësh
  • 200 g qumësht
  • 100 g ajkë qumështi
  • 300 g ujë
  • Një lugë çaji me vanilje

Për dekorim nevojitet pak sheqer pluhur

Përgatitja

Për të përgatitur tortën e shtëpisë me petë, hapi i parë është pjekja e sfoliatës.

AgroWeb.org ju këshillon që petën ta nxirrni nga frigoriferi dhe ta lini në temperaturë ambienti përreth 15-20 minuta.

Në tavolinë, pasi ta keni pastruar mirë, vendosni petën e sfoliatës dhe me ndihmën e një thike ndajeni në tri pjesë të barabarta.

Me petës filloni dhe hapini të tria petët, kini kujdes që përsëri të jenë të barabarta.

Pasi t’i keni hapur petët, vendosni në një tavë letër kuzhine dhe futini për t’i pjekur në furrë  të parangrohur në 190 gradë për 10 minuta.

 

Pasi të ketë kaluar koha e duhur, ulni temperaturën e furrës në 170 gradë dhe piqini dhe për 30 minuta.

Me këtë metodë peta do të thahet plotësisht, dhe torta do të jetë krokante, me ngjyrë të artë dhe pa lagështi të tepërt.

Gjithsesi AgroWeb.org ju sugjeron që ta kontrolloni herë pas here, pasi pjekja mund të ndryshojë në sajë të furrës që po përdorni.

Kremi i Pastiçerisë

Ndërkohë filloni përgatitjet e kremit të pastiçerisë.

AgroWeb.org ju këshillon që në një tas të hidhni miellin, sheqerin dhe kripën, pasi t’i keni trazuar, shtoni një nga një vezët. Kujdes që gjithmonë të jeni duke i përzierë me telin e kuzhinës që të mos krijohen kokrriza.

Në një tenxhere vendosni qumështin, ujin, vaniljen dhe ajkën e qumështit për t’u ngrohur, por mos e lejoni që të vlojë kështu vezët nuk do t’ju priten.

Hidhni pak qumësht në tasin me vezët sheqerin dhe miellin, në mënyrë që temperatura të ekuilibrohet, dhe më pas kalojeni të gjithë masën në tenxhere.

Mos harroni që ta përzieni gjatë gjithë kohës derisa masa të fillojë të trashet dhe të formojë kremin. Kremin kalojeni në një tas dhe mbulojeni me qese kuzhine, në sipërfaqen e tij nuk do të krijohet kore.

Gjatë kësaj kohe, petët do të jenë gati. Hiqini nga furra dhe lërini të ftohen. Në një tavë apo tabaka të madhe vendosni petën e parë dhe me një lugë gjelle shtoni kremin e përgatitur. Sigurohuni që kremi t’ju mjaftoj për dy shtresat e tortës.

Kështu do të veproni derisa t’i keni vendosur që të tria petët. Në fund me një sitë spërkateni tortën në të gjithë sipërfaqen e saj me sheqer pluhur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...