22.5 C
Tirana

Trump shpall “emergjencë kombëtare” për shkak të Covid-19

Më datë:

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka shpallur “situatën e emergjencës kombëtare” në të gjithë vendin për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19).

Trump mbajti një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë lidhur me epideminë Covid-19 i cili ka rritur ndikimin e tij në SHBA.

Duke mbrojtur idenë e tij se SHBA-ja ka parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit me masat e marra para kohe, Trump vuri në dukje se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar që Evropa është qendra e re e krizës së virusit.

“Unë shpall zyrtarisht situatën e emergjencës kombëtare. Këto janë dy fjalë të mëdha shumë të rëndësishme”, tha Trump duke vënë në dukje se do të jetë i disponueshëm një fond emergjent deri në 50 miliardë dollarë.

Sipas përditësimeve të fundit në të gjithë SHBA-në janë 1.700 raste të koronavirusit, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 41.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...