11.5 C
Tirana

Omleta e Furrës me Suxhuk dhe Djathë të Bardhë

Më datë:

Omleta është një ndër ushqimet më të shijshme që ju shoqëron çdo mëngjes dhe ka me dhjetra mënyra gatimi.

Për të përgatitur një omletë ju mund të përdorni një shumëllojshmëri përbërësish që mjafton t’i përziesh me vezën dhe t’i skuqësh.

Sigurisht kjo është mënyra tradicionale e përgatitjes së saj, por sot AgroWeb.org ju sjell një metodë të re të shijimit të kësaj recete që preferohet nga të gjitha grupmoshat.

Receta e mëposhtme ka shumë përbërës që nuk mungojnë asnjëherë në frigoriferin e një amvise shqiptare.

Bëhet fjalë për: vezët, qumështin, suxhukun, djathin dhe majdanozin.

Përpara gatimit, ekspertët e AgroWeb.org argumentojnë se omleta e furrës ka avantazhin se nuk përmban shumë yndyrë.

Në rastin e recetës së mëposhtme ju mund të përdorni pak vaj ulliri për të lyer tavën.

Vaji i ullirit është një nga yndyrnat më të shëndetshme jo vetëm për pjekjen por edhe për skuqjen e vezëve.

Kështu omleta përveçse bëhet një nga ushqimet tuaja të preferuara por edhe një alternativë shumë të shëndetshme.

Përbërësit: 

  • 10 vezë
  • 2 gota qumësht
  • 1 filxhan çaji djathë të bardhë ose djathë parmixhan
  • 1 filxhan çaji me copa suxhuku
  • Çerek filxhan çaji me majdanoz të freskët e të grirë
  • 1 lugë çaji kripë
  • Piper të zi

Përgatitja: 

Ndizeni furrën në 200°C

 

Tavën e omletës lyejeni lehtë me pak vaj ulliri

Rrihini vezët në një enë të madhe dhe shtoni qumështin.

Pasi t’i keni përzier mirë, shtoni djathin, sallamin dhe majdanozin.

Ndërkohë që i përzieni së bashku, shtoni kripën dhe piperin.

Masën e omletës hidheni në tavë.

Omleta duhet pjekur për 45 minuta ose deri sa sipërfaqja e saj të ketë marrë ngjyrë të artë.

Pasi ta hiqni nga furra, prisni të paktën 5 minuta përpara prerjes në copa.

Omleta e furrës serviret e ngrohtë.

Nëse nuk keni kohë ta gatuani, tavën me omletën e pagatuar mund ta fusni në frigorifer, ta mbani për 24 orë dhe ta gatuani të nesërmen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...