21.5 C
Tirana

Pamje të reja nga Marsi

Më datë:

Një fluturim i jashtëzakonshëm në zonën ekuatoriale të planetit Mars. Agjensia hapësinore evropiane ka publikuar një video, me pamje në fluturim, mbi Noctis Labyrunthus, një zonë me sipërfaqe sa Italia, ku dallohen frakturat nga aktiviteti gjeologjik, shumë të ngjashme me ato të Rift Valley ne Afrikë.

Ka edhe çarje të terrenit të gjera deri ne 30 km dhe të thella deri në 6 km. Në mes të Grand Canyon marsian, gjenden Valles Marineris dhe disa nga Vullkanet më të mëdhenj të sistemit Diellor, ndër ta Mali Pavonis, i lartë 14 km.

Esa bën te ditur se video është realizuar në bazë të fotove dhe të dhënave të marra ndër vite nga planeti i kuq, të cilat janë dixhitalizuar për të patur pikërisht një sekuencë video me rezolucion të lartë.

Mozaiku i fotove dhe video janë të gjitha pothuajse të marra nga një lartësi prej 150-200 km lartësi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...