12.5 C
Tirana

Basha: Deputetët pa imunitet para ndjekjes penale nga SPAK, depozitojmë amendamentet

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha konfirmoi sot nismën e paralajmëruar një ditë më parë nga Partia Demokratike për t’u hequr imunitetin deputetëve para ndjekjes penale nga SPAK-u.

Basha tha se brenda muajit amendamenti për këtë çështje do depozitohet nga grupi parlamentar i PD.

“Të hiqet imuniteti i deputetëve para ndjekjeve penale nga SPAK-u dhe deputeti të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij”, theksoi ai.

“Pse duhet të ketë imunitet deputeti, kur SPAK ndërmerr një hetim ndaj tij apo ndaj saj? Pse një fermer për një kredi për pompën e ujit shkon pa imunitet te prokurori, madje shkon dhe në paraburgim, kurse një deputet apo ministër që akuzohet se ka vjedhur 5, 50 apo 200 milionë euro nuk shkon dot pa iu hequr imuniteti me tam tame e me ceremoni? E ndërkohë merr arratinë sepse e ka marrë vesh e gjithë bota siç është rasti i ish-zëvendëskryeministrit të Edi Ramës, pse? Kjo është sot burim i pengesave të drejtësisë për të vendosur para ligjit pushtetarët, deputetët, ministrat e korruptuar”, deklaroi Basha.

“Po kështu ne do kërkojmë që deputeti të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij. Dy entitete nuk mbajnë përgjegjësi sot për atë që thonë: deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe personat me kartelë psikike. Salla e Kuvendit, është kthyer në një sallë banalitetesh. Kjo duhet të marrë fund. Çdo denoncim i deputetit nga aula e Kuvendit, duhet të jetë burim për hetim nga prokuroria. Dhe hetimet ose do të çojnë para drejtësisë ata që deputeti denoncon, ose do të çojë para drejtësisë deputetin si gënjeshtar, mashtrues dhe shpifës. Vetëm kështu i japim fund politikës së privilegjeve për pushtetarët, për të ofruar politikën në shërbim të njerëzve”, përfundoi Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...