Si një nga bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Shijaku ka përfituar ndjeshëm nga programi i Rindërtimit, investime që përfshijnë ndërtimin e pallateve në lagjet e reja të banimit, shtëpive, objekteve arsimore, por edhe infrastrukturës mbështetëse në tërësi.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga Shijaku sot, ku banorët kanë hyrë në apartamentet e reja, të ndërtuara me standardet më të mira.
Fillimisht në Shijak u punua për ndërtimin e infrastrukturës së re të ujësjellës- kanalizimeve, për të vijuar më pas me ndërtimin e shtëpive individuale, 31 pallateve të reja me 660 apartamente, si dhe objekteve arsimore.
Investimet jo vetëm kanë ndryshuar cilësisht jetën e familjeve të prekura nga tërmeti, por edhe vetë kushtet urbane të qytetit.
Në Shijak janë rreth 49.800 metra katrorë njësi vetëm për strehim dhe 25.200 të tjera janë ambiente ndihmëse që i shërbejnë të gjithë komunitetit.


