Begaj takim me zv/Presidenten e Bullgarisë

Më datë:

Thellimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dhe mbështetja që ky vend i ka dhënë Kosovës, ishin fokusi i takimit të zhvilluar këtë të premte mes Presidentit Bajram Begaj  dhe  Zv. Presidentes së Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova.Presidenti i Republikës pret Zv. Presidenten e Republikës së Bullgarisë, znj. Iliana Iotova

Sipas njoftimit nga Presidenca, Gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy vendeve, në një vit që përkon me 110-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Vizitat e nivelit të lartë që dy vendet kanë shkëmbyer vitet e fundit duhet të vijojnë edhe më tej në funksion të thellimit të bashkëpunimit në të gjitha sferat  me interes të ndërsjellë.

Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e Bullgarisë në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe e konsideroi Bullgarinë një partnere ekonomike të rëndësishme. Sipas Kreut të Shtetit duhet të shfrytëzohen mundësitë e shumta që kanë dy vendet për të forcuar më tej këtë partneritet.

Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë në drejtim të Republikës së Kosovës si një garanci më shumë për stabilitetin dhe progresin e Ballkanit Perëndimor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...

Afati skadon në mesnatë, kriza politike e çon Kosovën drejt zgjedhjeve

Të martën në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen...

Avokati i Veliajt ngre kërkesë për transparencë në procesin gjyqësor

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon seanca...

Studimi i ri: Suplementet me vaj peshku nuk janë të dobishme për të gjithë

Suplementi me vaj peshku nuk është i mirë për...