Mitrovica e Veriut shtyn afatin për lirimin e objektit nga strukturat ilegale

Më datë:

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, njofton se ka shtyrë afatin për lirimin e objektit komunal, që shfrytëzohet nga strukturat ilegale serbe, deri në pranimin e raportit nga Inspektorati komunal, më së largu deri në 15 ditë.

Sipas vendimit të publikuar nga Atiqit, thuhet se inspektorati komunal obligohet që të faktojë rrethanat dhe arsyet e përdorimit të objektit në fjalë, që mblidhen përmes vizitave në terren dhe komunikimin me të gjitha palët.

““Inspektorati Komunal duhet të sjellë Raportin nga pika 1) e këtij neni brenda afatit kohor prej 15 ditësh, pas pranimit të të cilit e pas vlerësimit të gjetjeve të cilit, ky Vendim ekzekutohet përmes procedurës përmbarimore, nëse palët kanë refuzuar lirimin vullnetar të objektit”, thuhet në vendimin e publikuar në Facebook nga kryetari Atiq.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...