Aeroportet e Moskës Domodedovo dhe Vnukovo kanë pezulluar mbërritjet dhe nisjet, njoftoi agjencia Tass duke cituar një përfaqësues të shërbimeve të trafikut ajror rus, pa shpjeguar arsyet e masës.
Me luftën në Ukrainë, masa të tilla janë marrë në kohët e fundit kur kanë ndodhur sulme me dron në kryeqytetin e Rusisë.
“Vnukovo dhe Domodedovo janë të mbyllura përkohësisht për mbërritjet dhe nisjet e avionëve,” tha burimi i TASS.
Sipas shërbimit të gjurmimit Flightradar, fluturimet janë duke u devijuar për t’u ulur në aeroportin tjetër të Moskës në Sheremetyevo ose në pritje të udhëzimeve të mëtejshme mbi Ryazan, në juglindje të Moskës.


