15.5 C
Tirana

Basha: SPAK t’i shkojë deri në fund hetimit për koncesionet në shëndetësi

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshëndeti sot veprimet hetimore të SPAK për koncesionet në shëndetësi, ndërsa inkurajoi që t’i shkohet deri në fund zinxhirit të përgjegjësive.

Basha tha se “koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, të cilat janë denoncuar publikisht dhe janë kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike”.

“Për vite me radhë paratë e shqiptarëve nuk janë vendosur në shërbim të pacientëve, por të politikanëve të korruptuar dhe klientëve të tyre. Kjo lojë e paskrupullt me shëndetin e njerëzve, është dëshmi e makutërisë primitive të kësaj qeverie, e cila duhet hetuar në thellësi, duke shkuar deri tek burimi i kësaj skeme korruptive dhe rrënuese për interesin publik, e cila nuk u ndal as gjatë kohës së vështirë të pandemisë”, tha ai.

Basha tha se “kjo ka shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë, të cilët presin dhe meritojnë drejtësi”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bruksel, Kryeministri Rama takon Presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot më 17 dhjetor 2025...

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel...

Këshilli bashkiak i Tiranës kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve: Lejoni Veliajn në mbledhjen për projektbuxhetin

Këshilli bashkiak i Tiranës i kërkon zyrtarisht Prokurorisë së...

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Xhevahir Lita

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin...