Basha: Vettingu i politikës, në interes të qytetarëve

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të kësaj partie në Dibër.

Basha u shpreh se, në këtë takim “nisi puna për përgatitjen e Kuvendit Kombëtar dhe riorganizimin e çdo dege të PD,  për t’i prirë përballjes me pushtetin e korruptuar të Edi Ramës dhe ndërtimin e alternativës, me përfshirjen e gjerë të anëtarëve të partisë, qytetarëve, intelektualëve, grave, të rinjve e të rejave, sipërmarrësve dhe grupeve të interesit në farkëtimin e të ardhmes që shqiptarët meritojnë”.

“Siç dëshmojnë përgjimet e “SKY”, kontrata mes politikës dhe krimit është një plagë e madhe për rendin dhe sigurinë tonë. Ne, si Parti Demokratike, jemi përballur me të, e kemi denoncuar dhe sfiduar në shërbim të interesit publik, prandaj duhet të falënderojmë deputetët tanë për këtë qëndresë të drejtë. Për këtë arsye, ne jemi këmbëngulës në kauzën tonë për pastrimin e politikës, pasi ata që kanë lidhje me krimin nuk mund të kenë vend në institucionet përfaqësuese të vendit”, theksoi Basha.

“Aleanca Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për ta çliruar ekonominë dhe për t’i çuar përpara ndryshimet kushtetuese duke mundësuar: Listat e hapura; Vetting-un në politikë; Kufizimin e mandateve;Votën e Diasporës; Zgjedhjen e Presidentit nga populli”, u shpreh ai.

“Të gjithë bashkë, përtej dallimeve politike, mundemi ta ndryshojmë filozofinë qeverisëse të dështuar të pushtetit aktual, që varfëron qytetarët dhe pasuron pushtetarët dhe klientelën e tyre”, tha Basha.

“Shqipëria i ka jetike ndryshimet në sistemin politik, që mundësojnë kontrollin dhe balancën e pushteteve, transparencën dhe llogaridhënien para publikut, sepse korrupsioni flagrant si ai i inceneratorëve fantazmë, falimentimi i ndërmarrjeve publike, depërtimi i krimit në strukturat shtetërore, tjetërsimi i pronave përmes të ashtuquajturve “investitorë strategjikë”, vjedhja e fondeve evropiane të programit IPARD; si edhe dhjetëra padrejtësi të tjera të kësaj klike, kërkojnë një ndërhyrje energjike, e cila jo vetëm të ndëshkojë abuzuesit, apo të ketë rokadë karrigesh, por të mundësojë një ndryshim të vërtetë në funksionimin e shtetit dhe në ripërtëritjen e demokracisë”, përfundoi Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...