20.5 C
Tirana

Turqia konfirmon rastin e parë me koronavirus

Më datë:

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi rastin e parë të koronavirusit në vend, (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Ankara, Koca tha se personi i prekur është i gjinisë mashkullore dhe aktualisht është në gjendje të mirë.

“Të gjithë anëtarët e familjes dhe të afërmit e tij janë nën mbikëqyrje”, njoftoi Koca, duke theksuar se pacienti është infektuar në një udhëtim në Evropë.

“Një rast apo disa raste (me koronavirus) nuk duhet të konsiderohen si një epidemi”, shtoi ai.

Ministri turk kërkoi nga qytetarët të mos dalin jashtë vend në rast se nuk ekzitson nevoja dhe që t’i respektojnë udhëzimet për mbrojtje nga virusi.

Turqia që muajin e kaluar mbylli kufirin e saj me Iranin, një nga vendet më të prekura nga koronavirusi i ri, i njohur si COVID-19, si dhe anuloi të gjitha fluturimet në këtë vend.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri global i vdekjeve nga koronavirusi ka kaluar shifrën 4.000, ndërsa janë konfirmuar më shumë se 113.000 raste në 110 vende.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...