Në Indonezi është shënuar rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi i ri (Covid-19).
Ahmad Yurianto, drejtori i Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit në Ministrinë e Shëndetësisë të Indonezisë, në një deklaratë njoftoi se ka vdekur një grua e moshës 53-vjeçare me origjinë të huaj e cila mbahej nën vëzhgim pas përcaktimit të saj me Covid-19.
Yurianto tha se më 9 mars, në vend dy persona me origjinë të huaj u përcaktuan me Covid-19. Ai nuk ka dhënë më shumë informacione lidhur me vendin e këtyre personave.
Ndërkohë dje u njoftua se numri i rasteve në vend nga 19 është rritur në 27 persona.