18.5 C
Tirana

Taksitë fluturuese elektrike mund të jenë realitet në vitin 2026

Më datë:

Prodhuesi brazilian i avionëve, Embraer është shprehur se do të ndërtohet një fabrikë e re pranë Sao Paulos për të prodhuar taksi fluturuese elektrike që mund të ngrihen në qiell në vitin 2026.

Mjeti do të prodhohet nga dega Eve e kompanisë dhe do t’i përngjajë një helikopteri të vogël që mund të nxërë deri në 6 persona. Parashikohet se një udhëtim do të kushtojë 50-100 Dollarë për person.

Eve është shprehur se deri më tani ka marrë porosi për 3000 taksi.A janë gati të fluturojnë avionët elektrikë? - Top Channel

Përgjatë këtij viti, kompania shpreson të ndërtojë një prototip. Ngritja dhe ulja e mjetit fluturues nuk do të ketë nevojë për një pistë por mund  të përshkojë distanca të gjata si avionët. Motorët elektrikë ulin zhurmën dhe ndotjen krahasuar me avionët e zakonshëm.

Flitet se kështu do të reduktohet edhe trafiku në qytetet e mëdha duke mos shtuar kostot e konsumatorëve. Gjithashtu, taksitë fluturuese janë parë si alternativë për të transportuar mallra.

Fluturimet e para do të drejtohen nga një pilot, por kompania planifikon që më vonë të jenë me pilot automatik. Mjetet fluturuese do të jenë 100% elektrike dhe fillimisht do të përdoren në flotat e taksive.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian...

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme...