23.5 C
Tirana

Si Ndikon Mungesa e Gjumit tek Emocionet Tuaja?

Më datë:

Të paktën shtatë orë gjumë në natë është baza e shëndetit të mirë thonë ekspertët.

Sipas tyre, gjumi përbën gurthemelin e të jetuarit shëndetshëm do ditë.

Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek aftësia për t’u përqendruar në punët e përditshme, por edhe tek emocionet tuaja.

Gjumi ndihmon në balancimin e hormoneve. Në mungesë të tij, hormonet e urisë dalin jashtë shinave dhe rrisin ndjesinë e oreksin. Përpos kësaj, ngopja nuk ndodh kurrë.

Ndaj nuk është rastësi që kur jeni të drobitur nga mungesa e gjumit, keni një uri të pamasë. Prandaj gjumi duhet të jetë prioriteti juaj.

Kur trupi dhe truri kanë marrë pushimin e merituar, njeriu është në gjendje të ketë një jetë më të qetë.

Çfarë ndikimi ka mugesa e gjumit tek emocionet tuaja?

Studimet e fundit ku AgroWeb.org është bazuar, vlerësuan efektet e të bërit më pak gjashtë orë gjumë në natë.

Minimumi i sasië së gjumit që të rriturve ju duhet për një shëndet optimal.

Orët e reduktuara të gjumit rezultuan në emocione negative, si zemërimi, nervozizmi, vetmia dhe zhgënjimi.

Simptomat fizike u shfaqën me probleme në rrugët sipërme të frymëmarrjes, dhimbje dhe probleme gastrointestinale.

Këto shqetësime mendore dhe fizike vazhduan derisa pjesëmarrësit në këtë studim, filluan të flinin më shumë se gjashtë orë në ditë.

Studiuesit vunë re se këto shqetësime u shfaqën edhe vetëm pas një nate ku pjesmarrësit nuk bënë gjumë të plotë.

Studime të mëparshme kanë zbuluar se edhe disa minuta në mungesë të gjumit, mund të dëmtojë performancën në punë, të ulë vëmendjen, e cila është kritike për menaxhimin e stresit dhe ruajtjen e rutinës së shëndetshme.

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se nëse kjo ju bëhet zakon, është gjithnjë e më e vështirë për trupin tuaj që të marrë vetën plotësisht nga mungesa e gjumit.

Disa nga këshillat që ata japin për një gjumë të mirë janë:

Të ushqeheni shëndetshëm, të vendosni një orar të cakuar për të fjetur, kryeni aktivitete që ju ndihmojnë të qetësoheni të tilla si joga ose meditim, të konsumoni një çaj qetësues përpara gjumit siç është çaji i kamomilit, të shmangni qëndrimin në Tv ose paisjet elektronike para gjumit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...